Në prani të një numri të madh të sportdashësve, lojtarëve trajnerëve , strukturave udhëheqëse të Komunës, përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Malit të Zi e të ftuarve të tjerë u prezantua Projekti i stadiumit të qytetit, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu ditën e sotme e cilësoi si ditë historike për zhvillimin e sportit dhe tha se Komuna do të vazhdojë edhe mëtutje të mbështesë zhvillimin e sportit në Ulqin.

Projektin e stadiumit te qytetit që përkrahet nga Federata e Futbollit, Portin në Kepin e Gjeranave e cila përkrahet dhe realizohet nga Banka Botërore si dhe përfundimin e studimit të fizibilitetit për projektin e Marinës në Lima hapin një kapitull të ri në perspektivën e zhvillimit të Ulqinit Më, pas përfaqësuesi i Koncersiumit DEKOM-PROING nga Novi Sadi, Arkitekti Goran Vukobran detalisht prezantoi projektin e Stadiumit për të cilin tha se kanë qenë të angzhuar mbi 20 arkitektë dhe ekspertë të fushave të ndryshme e ku janë përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e UEFËS. Ai tha se Stadiumi i qytetit do të ketë mbi 2740 ulëse dhe se është projektuar si strukturë e integruar me të gjitha objektet përcjellëse dhe i kualifikuar sipas përcaktimeve të Federatës së Futbollit që do të përdoret gjatë tërë vitit. Vlera e tij është përllogaritur mbi 22 milion euro ndërsa realizimi i projektit parashihet për 18-24 muaj. Shtëpia projektuese DEKOM-PROING u perzgjodh në konkursin ndërkombëtar ku konkuruan 63 shtëpi projektuese nga vende të ndryshme.

By admini