Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Bunë ditën e sotme në Shkodër.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna.
Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
/Euronews Albania/