Sweet December 2024 – 2025
Nëse dëshironi që dhjetorin dhe ditët para festave të fundvitit ti kaloni në bregdet, Ulqini është zgjedhja juaj më e mirë sepse edhe këtë vit Ulqini do të shkëlqejë me ngjyrat më të bukura të Vitit të ri dhe festat do të shenohen me shumë aktivitete nga 23 dhjetori deri në Krishtlindjet e 7 janarit, kështu mësohet nga Organizata turistike e Ulqinit.
Edhe këtë vit Ulqini do të jetë epiqendra e shumë aktiviteteve dhe ne si qytet ofrojmë diçka më ndryshe në krahasim me qytetet tjera në Mal të Zi.
Manifestimi „Sweet december“ po kthehet për të tretin vit me radhë në qytetin tonë, ku Komuna e Ulqinit së bashku me Organizatën Turistike të Ulqinit do të jenë nikoqir të shumë emrave të njohur nga vendi dhe i gjithë rajoni.
Në plazhin e vogël, bazari me shtëpizat prej druri do të jetë këndi festiv ku do të ofrohen pije të ndryshme, ëmbëlsira dhe ushqime tradicionale….Të gjithë qytetarët dhe mysafirët do të kenë mundesinë të ndjejnë frymën e festave te dhjetorit dhe të kënaqen në shetitoren e hapur me familje dhe shoqëri.
Kemi përgaditur një program të begatë dhe mendojmë që kemi përfshirë të gjitha zhanret e muzikës në menyrë që të gjithë ta shijojnë sipas preferencave të veta, kurse gjithsesi nuk do mungojë edhe programi për më të vegjëlit sepse në bashkëpunim me shkollat do të organizojmë aktivitete të ndryshme edhe pë fëmijë ku do të mbahen koncerte, punishte kreative si dhe shumë aktivitete tjera sportive dhe zbavitëse.
Në vijim po dërgojmë të gjithë programin e këtij manifestimi dhe ju ftojmë të gjithëve që së bashku të presim në mënyrë sa më të bukur festat e fund vitit.
Mirë se vini!!!, përfundon njoftimi i Organizatës turistike të Ulqinit.