Nga ARGJIRO UKIMERI – MA.SCI. PEDAGOGE
“Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza i drejtohej Zotit Hyj. Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI”
MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS
Më 5 shtator 1997, vdiq Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky proces, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. Mu për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës. Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim. Ai duhej të dëshmonte se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes ishin heroike. Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme. Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe mrekullitë e Shën Terezës, Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër krtik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje. Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura u hetuan nga KONGREGACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE. Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme për Kanonizimin e Nënë Terezës.
Kështu që, ky Kongregacion lëshoi edhe obstetrin e saj NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës. TË GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE.
Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:
Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën tha kështu: „E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre!
Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës.
Papa Gjon Pali II (Karol Ëoytila), për Shën Nënë Terezën u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËË PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE” GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË.
Ish presidenti i SHBA-ve BILL CLINTON, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË” NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE“
Ish sekretari i përgjithshëm i UN Javier Perez de Cuellar, shprehet: Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. „Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë, mua që ta lë Atë të ketë një dorë të lirë.
Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur 3 herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË JË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË”
Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR.
SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË DHE PËR BOTËN MBARË
PRIZREN – GUSHT 2024