Dr. Ilir Çapuni

Sot, në Festën e Fitores së Republikës së Turqisë, urojmë dhe përshëndesim dorëzimin e të ikurit nga drejtësia e Turqisë Binali Çamgoz, i cili përndryshe është në listën e kuqe të Interpolit të njerëzve të kërkuar. Mali i Zi nuk ka nevojë të jetë strehimore për asnjë të ikur nga drejtësia e shteteve mike, e në veçanti të Republikës së Turqisë e cila është mike e dëshmuar e Malit të Zi, të gjithë shqiptarëve dhe garantuese e paqes në Ballkan, kështu thuhet në kumtesën për opinion të deputetit të Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Dr. Ilir Çapuni.

Me dorëzimin e bërë, Mali i Zi ka treguar besim në drejtësinë e Republikës së Turqisë dhe vlerësim në sistemin e shëndetësisë të saj me të cilin bashkëpunojmë vite me rradhë. Para së gjithash, ka treguar besim në marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve. 

Precedenti i mëparshëm i mosdorëzimit të njerëzve matanë ligjit nga Turqia ka treguar dobësinë e shtetit tonë dhe organeve të tij të rendit, dhe me këtë Mali i Zi ka qenë në rrugën për t’u bërë strehimore e sigurt e njerëzve të tjerë nga bota e krimit anembanë botës të cilët kanë shtrirë ndikimin e vet edhe në pjesëtarët e organeve të rendit dhe në anëtarët e vet Qeverisë.

Jemi të bindur që Ministria e Drejtësisë dhe MPB kanë ndjekur në përpikmëri ligjin dhe rregulloret për ekstradimin e shtetasve të huaj, me çka kanë dëshmuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit të drejtë që pretendon stabilitet e zhvillim në rajon dhe përfshirjen e shpejtë në BE, përfundon kumtesa për opinion të deputetit të Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Dr. Ilir Çapuni..

By admini