Zenepe-Lika-nenkryetarja-e-komunes-duke-pastruarMe rastin e Ditës botërore të mbrojtjes të mjedisit, kësaj të premte, Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me CZIP, UNDP dhe Ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit (MORT), organizuan pastrimin vullnetar të kanalit të Kripores se Ulqinit.

Por një detaj shumë interesant rreth këtij aktiviteti që ka rënë në sy ka qenë pjesmarrja në mënyrë aktive në pastrimin e kanalit të Kripores së Ulqinit të vet nënkryetares së komunës së Ulqinit znj. Zenepe Lika.
”Në rend të parë jam qytetare e këtij qyteti dhe këtë e shikoj si obligim. Nuk pres që dikush tjetër të më pastroj para shtëpisë sime”, kështu shprehet nënkryetarja e komunës Zenepe Lika në faqen e vet në fb rreth angazhimit të saj në këtë aktivitet.

Mendjesitë e tilla që do të duhej të ishin normale, në kushte tona meritojnë vemendje dhe përgezime.

Poashtu në këtë aksion ka rënë në sy mospjesmarrja ose pjesmarrje e vogël e vet banorëve që shtëpitë e veta i kanë buzë këtij kanali.

Zenepe-Lika-nenkryetarja-e-komunes-duke-pastruar

By admini

One thought on “Jo e zakonshme: Nënkryetarja e komunës së Ulqinit e para në aksionin duke pastruar kanalin e Kripores (foto)”
  1. Duhet te pershendetet aksioni,edhe te perkrahet sidomos nga aja pijes e banorve,por ne fakt pastrimi nuk eshte vec mledhija e pocave plastik,aty ka edhe gur, edhe bar edhe dhe edhe ujra te zeza qe derdhen nga dy shpija private,prandaj nuk eshte askurgja spektakulare!!!

Comments are closed.