Kryetari Gjeka, fillimisht priti Egzona Salaj e cila në ngjarjen më madhore të pasurisë shpirtërore u lancua me cmim special për interpretim dinjitoz të kengës së Anës së Malit dhe u dallua nga juria profesionale e Festivalit në mesin e 1200 artistëve popullorë.
Kryetari Gjekaj dhe interpretja Egzona Salaj vlerësuan rëndësinë e Festivalit që ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë , etnomuzikore, etnokoreografike , etnografike të kostumeve popullore , veglave muzikore , riteve , traditave , zejeve , etj të krijuara prej shekujsh nga populli, njofton kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Pas kësaj pasoi takimi me kryetarët e SHKA ,,Tradita,, Z. Selatin Gjeloshaj ,Z. Luljeta Avdiu ,,Ana e Malit,,dhe Z.Zef Luki SHKA ,,Buzuku,,
Në këtë takim ishin dhe interpretët Naxhije Popi dhe Fadil Velaj që në Festival, morën cmim për interpretim dhe ruajtjen e këngës së trevës së Krajës.
Këto tre shoqeri shkëlqyen në mesin e 80 shoqatave kulturore – artistike ,75 ansambleve popullore , 36 rapsodëve 34 orkestrave popullore dhe morën vlerësimet e jurise për ruajtjen e folklorit tek shqiptarët në Mal të Zi.
Ata , njëherit i shprehën falenderime Kryetarit Gjeka për përkrahje dhe theksuan që Festivali i Gjirokastrës dëshmoi se bashkarisht përherë mund të korrim suksese ndërkaq Z Gjeka duke i falenderuar të gjithë theksoi që Shoqeritë përherë mund të llogarisin në përhkrahjen e Komunës.