
Përmbyllja e muajit të bekuar të Ramazanit me agjërim e përkushtim përfundoj dhe sot jemi në ditën e parë të Fitër Bajramit – festë që gëzon fëmijët, festë për të vizituar të afërmit dhe për t’u gjendur pranë të gjithë atyre që presin kujdesin e vëmendjen tonë, kështu shkruan në urimin e tij Genci Nimanbegu, kryetari i Forcës së Re Demokratike.
Në cilësinë e kryetarit të Forcës së Re Demokratike, kam nderin t’ju uroj përzemërsisht besimtarëve islam festën e Fitër Bajramin duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.
Me punët tona të përditshme jemi të obliguar të kontribuojmë për paqe, mirëqenie dhe solidaritet në shoqërinë ku jetojmë e i takojmë.
Në këto ditë feste e gëzimi të Bajramit, dëshiroj për gjithsecilin prej jush kudo ku veproni t’ju ndjek mbarësia, kthjelltësia e mendjes dhe lumturia!
Me fat dhe mbarësi – festa e Fitër Bajramit!, përfundon urimin e Nimanbegut.