Urimi për festën e Pashkëve nga kryetari I Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu.
Të dashur motra e vëllezër,
Të nderuar bashkëkombëse e bashkëkombës,
Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell dhe t’ju uroj përzemërsisht të gjithë besimtarëve katolikë – gëzuar dhe për shumë mot Pashkët.
Festa e Pashkëve është simbol i ringjalljes, shpresës për ditë më të mira dhe ku veçohen më shumë vlerat kombëtare të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.
Uroj që, Festën e Pashkëve, besimtarët ta kremtojnë në shëndet të mirë, mirëqenie dhe atmosferë paqe dhe qetësie me të dashurit e tyre.
Gëzuar dhe për shumë mot Pashët!
Genci Nimanbegu
Kryetar i FORCËS së Re Demokratike