piknik_kids_soccer-ana-malitPjesëmarrje masive në Piknikun tradicional të Shoqatës ” Ana e Malit”

Të Hënën, me 25 Maj 2015 , e cila njëheri në SHBA njihet si  Dita e Përkujtimeve ( Memorial Day ) dhe është ditë pushimi,   në Franklin D. State Park ,në Yorktown Heights (NY) u organizua Pikniku tradicional nga Shoqata Shqiptaro – Amerikane ” Ana e Malit”.Shumë bashkatdhetarë tanë nga New York-u dhe shtetet për rreth si New Jersey, Connecticut, Pennsylvania etj., arritën që në orat e para të mëngjezit në pjesën e parkut që ishte destinuar për piknik, të Shoqatës ” Ana e Malit” dhe dukej sikurse me zi prisnin që të kalonin një ditë të bukur  argëtimi ku pjesëtarët e komunitetit ( si fëmijët ashtu edhe të rriturit), përmes kumunikimeve të tyre të ndërsjellta, përforcojnë marrëdhëniet e tyre shoqërore e vëllazërore dhe ringjalin kujtimet për vendlindjen e tyre dhe me ç’rast njëkohësisht edhe dëfrehen. Pjesëmarrja  ishte aq masovike, sa që fitohej përshtypja se parku ishte i vogël që t’i përmbante të gjithë të pranishmit.

Risi e piknikut, kësai rradhe ishte organizimi i përbashkët dhe i koordinuar me të gjitha shoqatat shqiptare me prejardhje nga trevat etnike nën Mal të Zi ( Shoqata ” Ana e Malit”, Fondacioni ” Plavë-Guci”, Shoqata ” Malësia e Madhe-NY”, Shoqata Atdhetare ” Kraja”, Fondacioni ” Dom Simon Filipaj” )dhe Organizata ” Rrënjët Shqiptare ” .Vlen të përmendet edhe fakti se në të njëjtën ditë u mbajt edhe pikniku në Çikago, organizuar nga Shoqata ” Ulqini”.

Ashtu si edhe në piknikët e mëparshëm,edhe kësaj radhe u organizuan gara në sporte të ndryshme, si në futboll të vogël për të rritur dhe për fëmijë, volejboll, shah, gjuajtje guri në largësi, tërheqje në litar etj. Në lojën e shahut vendin e parë e muar Sabri Gjoni. Gurë-hjedhësi më i mirë u shpall Suad Gjeka i cili, në shenjë respekti, trofeun e fituar ia dhuroi të vetmës femër që kunkuroi në këtë garë, Sabina Cekës. Në garën e tërheqjes së litarit, vendi i parë i takoi ekipit “Selita”, kurse në volejboll , ekipit “Ana e Malit”.Për herë të parë kësai rradhe u zhvillua garë në matjen e fuqisë së dorës (krahut) e cila u sponzoru  nga kompania “Black Eagle”. Në këtë garë fituan : Artan Çapriqi (1), Denis Walteri (2) dhe Agim Demiri (3). Shoqata “Ana e Malit” falenderon  Arbenin dhe Mentorin si përfaqësues të ” Black Eagle ” për sponsorimin e kësai gare.

piknik_2015_ana-malit

Sporti që  tërhoqi vëmendjen më të madhe të pjesëmarrësve ishte turniri  në futboll të vogël ku sipas traditës ekipet konkurojnë dhe mbrojnë ngjyrat e vendbanimeve të tyre përkatëse në Anë të Malit. Këtë turnir e bëri më interesant dhe më tërheqës pjesëmarrja e lojtarëve të KF ” Ana e Malit” të cilët ishin ftuar enkas që të marrin pjesë në piknikun e organizuar nga Shoqata “Ana e Malit”. Edhe përkundër faktit se ata luajtën të shpërndarë në ekipet e fshatrave të tyre përkatëse, të gjithë ata që ndjekën ndeshjet, u habitën me talentin e futbollistëve të rinj nga vendlindja. Ditën e Shtundë, me 30 Maj 2015 do të organizohet turnir futbolli në New Jersey ku KF “Ana e Malit”do të garojë me klubet  e tjera në diasporën shqiptare.

Në turnirin e futbollit në piknik,muarën pjesë 10 ekipe: Sukubina, Shtodri, Katërkolla,Ulqini, Kraja,Brajsha,Krytha,Milla, Kllezna dhe Rrënjët Shqiptare. Ndeshjet në futboll ishin tepër konkuruese dhe të gjithë ekipet zhvilluan lojra të mira por në gjysmë finale u kvalifikuan Shtodri, Kllezna, Sukubina dhe Kraja. Pas lojës së rregullt me rezulltat të barazuar në mes ekipit të Shtodrit dhe Klleznës, Shtodri u kvalifikua në finale përmes penalltive, kurse finalisti tjetër ishte ekipi i Sukubinës i cili fitoi ekipin e Krajës. Kurse në finale fitoi bindshëm ekipi i Sukubinës të cilët u shpallën fitues të këtij turniri. Lojtarët më të mirë u shpallen Naim Kurti dhe Edmond Kurti nga ekipi i Sukubinës,ky i fundit  përkatësisht lojtar i KF “Ana e Malit” nga vendlindja,kurse portieri më i mirë Ramazan Kovaçi, poashtu i ekipit të Sukubinës.

Piknikun e komunitetit e nderuan me prezencën e tyre ish kongresisti amerikan dhe kryetari i LQSHA, z. Xhozef DioGuardi si dhe  anëtari  Asamblesë së New Yorkut, z.Mark Gjonaj bashkë me bashkëshortën dhe stafin e tij.Z. Gjonaj kotriboi në këtë piknik me dy pajisje trampoline për zbavitjen e fëmijëve , me ç’rast Shoqata jonë i falenderohet.

piknik_kids_soccer-ana-malit

Për argëtim muzikor u përkujdes DJ Sammy Z ( Sammy Zeneli) bashkë me djalin e tij DJ Ranti ( Doruntin Zeneli), të cilët me këngët dhe muzikën e bukur shqipe nxitën djemët dhe vajzat shqiptare që të kërcenin dhe të hidhnin  valle në fushën e piknikut.

Ashtu si në çdo aktivitet tjetër që organizohet nga Shoqata ” Ana e Malit” edhe në këtë piknik nuk mungoi prezenca dhe kotributi i çmuar i TV ” Alba Life” në filmimin dhe raportimim e këtij evenimenti.Për këtë Shoqata “Ana e Malit” i është mirënjohës TV Alba Life the themeluesit të tij, Qemal Zylo.

Çdo tubim i komunitetit shqiptar,ku përfshihet edhe  pikniku, sa herë që mbahen, dëshmojnë, jo vetëm në bashkimin dhe afërimin e ngushtë të tij, por njëkohësisht ndikojnë  edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kultivimin e traditave kombëtare në diasporë andaj si të tillë duhen që vazhdimisht të organizohen.

Shërbimi për informim i Shoqatës ” Ana e Malit”
29 Maj 2015
New York

By admini