Organizata joqeveritare „Ora“ ditën e premte filloi me edicionin e 12-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“.
Në kuadër të ciklit „Ana e Malit nëpër vite“, natën e parë të manifesimit, u bë përurimi i librit „Banesa popullore në Anë të Malit“, botim i ri i Shoqatës „Ora“, si dhe u shfaq ekspozita me fotografi të shtëpive të vjetra të Anës së Malit.
Për libirn folën Dr. Nexhat Avdiu, Inxh. Shkelzen Sulejmani, Gazmend Çitaku (shkrimi i tij u lexua nga Shefqet Luca) dhe Gazmend Kovaçi.
Poashtu me pikat e veta u paraqitet këngëtarja e momentit të Anë të Malit Egzona Salaj ecila mori duartrokitje frenetike, talenti i ri Behar Pali i cili u parait me një pikë që bëri për vehte të pranishmit dhe aktori Shefqet Luca.
Natën e përurimit të librit dhe të ekspozitës ishin të pranishëm figura të shumta nga të gjitha fushat që i dhanë një bukuri më shumë mbrëmjes.