Hajrullah Hajdari

Me rastin e regjistrimit të popullsisë

Nga Hajrullah Hajdari

Këto ditë në Mal të Zi po zhvillohet regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave. Është ky regjistrimi i dytë në Mal të Zi pas shkëputjes nga Jugosllavia gjegjësisht nga Republika Socialiste e Serbisë dhe Malit të Zi. Regjistrimi do të zgjas deri më 15 dhjetor 2023.

Regjistrimi i popullsisë apo censusi është një akt shumë i rëndësishëm statistikor të cilin shteti e shfrytëzon për qëllime të ndryshme ekonomiko-sociale e shpeshherë edhe politike.

Edhe pse përcaktimi i numrit të përgjithshëm të popullsisë është funksioni kryesor i regjistrimit, duke marrë parasysh rrethanat politike në të cilat u përgatit regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, shënimet që do të dalin nga regjistrimi në lidhje me kategoritë e identitetit (përkatësia etnike, nacionale, gjuhësor, fetare) për shumë individë apo parti politike janë shumë më të rëndësishme se sa funksioni kryesor i tij. Kjo edhe për faktin se disa parti politike për realizimin e qëllimeve të tyre politike po synojnë mbisundimin ndaj komuniteteve tjera kombëtare, marrjen e primatit ndaj tyre, sepse ruajtjen e identitetit qoftë kombëtarë apo fetarë e kanë shumë më rëndësi. Kjo qasje është prezente sidomos të partitë politike të profilizuara serbe apo malazeze. Për këtë arsye e shumë të tjera popullsia shqiptare në Mal të Zi duhet ta ketë të qartë se ky regjistrim i popullsisë nuk është çështje vetëm statistikore por më shumë se aq. Prandaj shqiptarët nëse dëshirojnë që pozita e tyre shoqërore, kulturore dhe politike të forcohet gjithnjë e më shumë atëherë më patjetër duhet të bëhën pjesë e regjistrimit dhe pa mëdyshje, lirisht e pa frikë të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare dhe gjuhësore. Populli shqiptar pothuajse në të gjitha regjistrimet e popullsisë të organizuara nga Principata apo Mbretëria e Malit të Zi, Mbretëria SKS, Mbreteria e Jugosllavisë, Jugosllavia Socialiste e deri ne ditët e sotme, në mënyra të ndryshme ka qenë i diskriminuar dhe shpeshherë kanë pasur ndikim në asimilimin e tyre.. Të deklarosh si gjuhë amtare gjuhën shqipe e me kombësi mos të deklarohej shqiptar është rezultat i veprimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve në të gjitha lëmitë e jetës. 

  • Manipulimi i shtetit me përkatësin kombëtare të shqiptarëve

Me qëllim që edhe njëherë të rikujtojmë divergjencat e krijuara dhe të pasqyruara në regjistrimet e popullsisë që në kohën e rënjes së trojeve shqiptare nën sundimin e shteteve sllave, më posht po japim disa shënime krahasuese të regjistrimeve të popullsisë.

Sa ishte numri i popullsisë në trojet shqiptare të zaptuara nga Mali i Zi nuk ka shënime të sakta, sepse pjesa më e madhe e tyre (Ulqini, Kraja, Podgoricë, Trieshë) nuk pranuan të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë të vitit 1879. Megjithate, dihet se sipas këtij regjistrimi në Tivar (Tivari dhe Zalefi) 78,75% të popullsisë ishin shqiptarë, ndërsa në regjistrimin e vitit 1981 në Tivar dhe Zalev si shqiptarë u regjistruan vetëm 305 veta! Po ashtu sipas statistikave malazeze në vitin e okupimit (1912) në Krahina e Plavës dhe Gucisë 85,24% të popullsisë ishin shqiptarë ndërsa në regjistrimin e vitit 1981në në Komunën e Plavës dhe Gucisë  shqiptarë u deklaruan vetëm 20,63% të popullsisë. Po sipas statistikave malazeze – listave të Kapetanive, viti 1913, Rozhaja me rrethinën e tij numronte 431 shtëpi prej të cilave vetëm 21 shtëpi ishin serb!

Në Jugosllavinë e Titos u organizuan 6 regjistrime të popullsisë: 1948,1953,1961,1971,1981, 1991, ku manipulimi i shtetit po ashtu ka qenë shumë i theksuar me tendenca asimiluese të popullit shqiptar në Mal të Zi, të cilat po i argumentojmë me këto fakte:

1948 Vendbanimi% Banor shqiptarGjithsejshqiptar%malazez%
Ana e Malit1005.1604.78292,673787,33
Krajë1003.1842.58781,2559718,75
Plavë85,24 (1912)6.4613270,0526.13499,48
Ulqin754.3851.13325,843.25274.16
1953      
Ana e Malit1005.6005.26293,963386,04
Krajë1003.3712.50074,1687125,84
1961      
Guci85,24 (1912)2.75629711,782.45989,22
Krajë1003.6701.69046,051.98053,95
Besi,Muriqi Naltë dhe Pinçi10050000500100
Krruçi10021910,0121899,99
Krytha e Ulqinit10016700167100
Salçi10021520,0121399,99
Sutjeli100730073100
Reçi10024330,0124099,99
1971      
Besi,Muriqi Naltë dhe Pinçi,Ljarja1009292675,4166271,59
Reç10027122081,185118,82
Sutjeli100767599,9910,01
Salçi2002007336,5012763,50
1981      
Besi,Muriqi Naltë, Poshtë dhe Pinçi,Ljarja10086915718,0771281,93
Sutjel100807999,9910,01
Salçi100963334,386365,62

Në regjistrimin e vitit 1991, 2003 dhe 20011 vërejmë një rritje të vëtëdijës kombëtare pasi anomalit e regjistrimit të shqiptarëve si malazezë janë zvogluar dukshëm. Por edhe më tutje të shqiptarët, sidomos në Tivar, Bashkësin Lokale të Shestanit, në Salç, Krruç e Braticë si edhe në Plavë e Guci përveçse kemi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që janë me prejardhje shqiptare por deklarohen si malazezë kemi edhe të tillë që  deklarohen  se gjuha amtare e tyre është gjuha shqipe ndërsa deklarohen se me kombësi janë malazezë. S’do mend se ky është rrezultat i ideologjisë komuniste dhe punës së palodhshme të  UDB-ës  për gjithë ato vite. Kulmi i manipulimeve apo propogandës antishqiptare arrihet në regjistrimin e vitit 1961.Sipas këtij regjistrimi në Krajë banonin 1980 malazezë ose 54% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në fshatrat Bes, Muriq Naltë dhe Pinç edhe pse të banuar me 100% shqiptarë  nuk u regjistrua asnjë shqiptar! Anomali, keqpërdorim dhe poshtërësi e pushtetit, që u përseritë nga regjistrimi në regjistrim me të vetmin qëllim: asimilimin sa më të lehtë të shqiptarëve!

  • Gjuha shqipe element i tkurjes së vetëdijes kombëtare

Për dukurinë e shprehjes ndryshe të gjuhës dhe kombësisë po japim këto fakte:

Në regjistrimin e vitit 1991 se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare u deklaruan 43.907 (6.57%) qytetarë ndërsa me kombësi shqiptare u deklaruan 40.415 qytetarë ose 3.492 (7.14%) më pak. Në vitin 2003, 32.603 qytetarë u deklaruan se gjuhen shqipe e kanë gjuhë amtare 32.603 (5,27) nderësa me kombësi shqiptare u deklaruan 31.163 (5,03) ose më pak 1.440 qytetarë. Ndërkaq në vitin 2011 gjuha shqipe është gjuhë amtare e 32.671 (5,27) qytetarëve ndërsa me kombësi shqiptare janë deklaruar 30.439 (4,91)!  

  • Lirisht e pa frikë të deklarohemi: Jam shqiptar me kombësi dhe gjuhë

Rezultatet e paraqitura flasin mjaftueshëm për transmetimin e një të pavërtete nga ana e shtetit dhe politikës së tij që ju është servirur publikut dhe shqiptarëve. Si ka mundësi që gjuha amtare dhe kombësia të jenë të ndryshme?! Ato nuk mund të ndahen, janë të njëjta por paraqesin problem për ata që janë në dilemë për shtetësin dhe kombin. Nëse dikush mendon se pasi jeton në Mal të Zi atëherë me kombësi është malazez, por gjuhë të nënës e ka shqipen, gabohen rëndë, sepse kombësia dhe shtetësia janë dy kuptime të ndryshme juridike dhe politike, e në rastin e shqiptarëve në Mal të Zi mjet i vyer i politikës dhe pushtetit për tkurjen e ndjenjës kombëtare.

Ajo që sot u duhet shqiptarëve në Mal të Zi është të mos kenë frikë nga deklarimi real i të vërtetës dhe origjinës së tij. Prandaj bëhuni pjesëmarrës në regjistrimin e popullsisë dhe lirisht shprehuni: Jem shqiptar e gjuha ime amtare është gjuha shqipe. Mbrojtja e shënimeve të dhana mbrohen me ligj.       

Vetëm kështu e tregojmë sa e duam veten, kombin dhe vetëm kështu të tjerët do të na rrespektojnë e duan më shumë, ndryshe do t’na manipulojnë e urrejnë edhe më shumë

By admini