qente-endacakQentë endacak kohëve të fundit dukshëm janë shtuar në numër, i takojmë në të gjitha rrugët e Ulqinit, sikur të organizuar kanë pushtuar edhe “shetitoren” e Ranës!
Sot isha dëshmitar i një skene të frikshme dhe aspak të pëlqyeshme! A thua mund të arsyetohet prania e kësaj dukurie e bartur me vite dhe sa vërtet na kërcenon ?!.
Një gërvishtje,kafshim apo edhe thjeshtë frikësim mund të përcillet me padi ndaj kompetentëve që buxhetit mund t’i kushtonte më shumë se marrja e masave!
Një gërvishtje,kafshim apo thjeshtë frikësim mund të jetë marketing negativ shumë më i fuqishëm se panairet afirmuese të turizmit apo fjalët pozitive që thuhen për Ulqinin!
Një gërvishje,kafshim apo thjeshtë frikësim vërtetë na kërcenon andaj një kërkesë miqësore për të gjithë, —Kompetentët të marrin masa, duke kryer punën tuaj na bëni nder të gjithëve, —Ato që i lëshojnë udhëve ti thërrasin mendjes se veprimi i tyre quhet krim. — OJQ-të që kritikojnë e bëjnë thirrje për trajtim human ndaj kafshëve, mos bëni vetëm kritika por aktivizonu dhe kontriboni për një zgjidhje humane për kafshët dhe njerëzit.

Gërvishtje, kafshime dhe frikësime nga qentë endacak kanë ndodhur prandaj apeli mendoj se ka vend derisa shtoj që është qëllimmirë dhe nuk ka fokus kritikën por zgjidhjen e kësaj dukurie negative……

Dërguar nga G. Ibroçi

By admini