Ismail-dodaShqetësuese shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi
Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi paraqet një problem shqetësues.

Regjistrimi i fundit tregon se më shumë se gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë vendlindjes, kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhajë, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht, raporton Zëri i Amerikës.
Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, sipas analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti.

Por në të githë këtë këshilltari komunal në komunën e Tivarit Dr. Ismail Doda tregon edhe për një anomali tjetër që ka të bëjë me përdoimin e gjuhës shqipe në përgjithësi por shton edhe probleme të përdorimit të saj edhe në objektet dhe për ritet fetare.
”Në institucionet përkatëse nuk përdoret fare. Arqipeshkvia e Tivarit ka mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, kurse mesha nuk lejohet, qoftë edhe nga refuzimi i vet shestanasve, të bëhet në gjuhën shqipe. Xhamia që është hapur  nuk ka asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe edhe pse 50% janë të besimit islam pr të kombësisë shqiptare”, deklaron Doda.

By admini