Sapo ka dalur nga shtypi libri “Besa-përjetësisht” i autorit mr. Kristjan Dukaj, i cili publikut të gjërë i është i njohur si publicit dhe kolumnist brenda dhe jashtë Malit të Zi. “Besa-përjetësisht” është libri i tretë i z.Dukaj, i cili në brendësinë e vetë trajton BESËN si institucion të rëndësishëm tek shqiptarët në Mal të Zi, në respektimin e fjalës së dhënë, padyshim, “Besëlidhja e Malësisë”, e arritur në vitin 1970, me të cilën iu tha jo gjakmarrjes në këto treva. Si e tillë, marrëveshja e arritur për nga domethënia e vet është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Malësisë, pasi ajo e çliroi këtë trevë nga një barrë e rëndë e trashëguar nga e kaluara.
Gjithashtu Dukaj, në librin e tij potencion idenë e jetësimit të shpërblimit vjetor nga institucionet lokale, gjegjësisht Komuna e Tuzit, për veprimtari humane, i cili do të mbante emrin “Besëlidhja e Malësisë”. Këtë si borxh ndaj atyre që vepruan në arritjen e “Besëlidhjes” dhe, njëkohësisht, si obligim për gjeneratat që vijnë.

Të tjerët për librin:
Besa dhe besëlidhja, vijnë nga autori si instuticion i veçantë për të cilin betimi dhe vazhdimësia kanë ruajtur thelbin e atdhedashurisë. Ai, këmbëngul për valëvitjen e besës në mendjet tona për të mos ia harruar gjurmët dhe potencialin përfaqësues. Ne i përkasim asaj që na përket në gjak, duket se mbështjell krejtësisht studimin e Kristjan Dukaj.

Helena Halilaj

Nëpërmjet librit “Besa përjetësisht” autori Kristjan Dukaj i shton kurrikulumit të tij një korpus analizash duke nxjerrë në dukje virtyte të kombit tonë që na lidhin me kombet e qytetëruara. Si autor Kristjani i shton aktivitetit të tij publicistikë, shkrimeve në letërsi, në prozë e poezi edhe një përmbledhje me në qendër besën duke shpalosur aftësitë e tij analitike dhe duke dëshmuar edhe njëherë vlerën e mendimit të tij, si një domosdoshmëri për lexuesin e brezit të ri.
Entela Binjaku

By admini