
Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Departamenti i Sigurisë Ulqin kanë bërë kallëzim penal dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të përndjekjes dhe veprës penale të shantazhit, shkruan Pobjeda, transmeton Ulqini Online.
Dyshohet se M.C. (39) në periudhën nga viti 2018 deri më 21 gusht 2023, ka bërë video me përmbajtje eksplicite të të dëmtuarës, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese. Në vitin 2022, e dëmtuara në emër të shantazhit i ka paguar të dyshuarit para në shumë prej 8 mijë euro. Ai ka vazhduar me mesazhe, duke kërkuar para në shumë prej 4000 euro, pas së cilës e dëmtuara e ka denoncuar në polici.
Pjesëtarët e policisë së Ulqinit, duke ndërmarrë veprime në kompetencë të tyre, kanë njoftuar prokurorin kompetent të shtetit i cili ka cilësuar veprat penale dhe të dyshuarin M.C. e kanë privuar nga liria.