
Ilustrim: Rruga e Shtojit
Një aksident trafiku ka ndodhur në Shtoj të Ulqinit ku ka humbur jetën një fëmijë dy vjeçar. Siç shkruan cdm aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.
Gjithçka ka ndodhur në Shtoj të poshtëm, kur fëmija është përplasur nga një veturë e drejtuar nga A.D. (26) nga Tutini.
Makina ka qenë duke lëvizur prapa kur ka goditur fëmiun, i cili është transportuar në spitalin e Tivarit, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra.