Siç e dini, është publikuar njoftimi i kryetarit të bordit të drejtorëve të NHT“Rivijera e Ulqinit”, në të cilin thekson se shpallja për dhënien me qira të shtëpizave në Adë të Bunës është e ligjshme dhe do të zbatohet deri në fund, thuhet në kumtesën për media nga koalicioni Aleanca Shqiptare në lidhje me shpalljen për japjen me qëra të shtëpizave në Adë.
Nëpër kuloare flitej se shpallja e publikuar në formën e një njoftimi mortorë në gazetë ditore do të vazhdojë, pra se nuk do të anulohet dhe se do të zbatohet deri në fund, sepse e gjithë kjo është e përgaditur për “shokë” e “miq”
Duket se gjithçka që flitej po del e vërtetë dhe se tashmë të gjithë qytetarët e Ulqinit e kanë të qartë motivin dhe mënyrën se si Qeveria “kujdeset” për interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe shqiptarëve në Mal të Zi.
Me keqardhje konstatojmë mungesën e njohjes së ligjit, arrogancën dhe së paku mosrespektimin e integritetit të qytetarëve dhe punëtorëve të NHT “Rivijera e Ulqinit”.
Kujtojmë Aksionin reformatorë të bashkuar- URA , me seli në Podgoricë se dikur ishim kundër këtyre dukurive, dhe se e kemi të paqartë se çka po ndosh me to që kaq shumë po insistojnë në këto lloj “privatizimesh” e “investimesh kapitale”.
Në historinë e Malit të Zi nuk ka ndodhur ende që afati i një shpalljeje – sigurisht të paligjshme – të zgjatet vetëm me kërkesë të kryeministrit. Kjo është në kundërshtim si me ligjet ashtu edhe me Kushtetutën e Malit të Zi.
Sa i përket ligjshmërisë së shpalljes, në bazë të Ligjit për pronën Shtetërore, Dekretit për shitjen dhe dhënien me qëra të gjërave në pronë shteterore, ajo çshtçterçsisht e paligjshme.
Në kontaktin që kemi me ta, qytetarët kanë shprehur dyshimin se gjatë marrjes së vendimit për publikimin e shpalljes, gjatë vetë procesit të publikimit si dhe zbatimit të shpalljes, ka elemnte të veprave penale, në çgjë nuk dëshirojmë të besojmë. Prandaj ftojmë prokuroritë kompetente të kryejn hetimet, sepse duam që këto brenga dhe dëshime të qytetarëve të shuhen dhe nuk do të ishim aspak të lumtur nëse në këto veprime do të konstatoheshin elemente të veprave penale të korrupsionit, shpërdorimit të pozitës zyrtare apo veprave të tjera penale të ndjekura sipas detyrës zyrtare.
Si aleancë shqiptare jemi kundër “investimeve kapitale” dhe “privatizimeve” jo transparente, jo ligjore që bien ndesh me kërkesat e popullit shqiptar në Mal të Zi për zhvillim.
Kërkuam dhe vazdhojmë të kërkojmë që shpallja e jashtligjshme të anulohet!, përfundon kumtesa për media nga koalicioni Aleanca Shqiptare në lidhje me shpalljen për japjen me qëra të shtëpizave në Adë.