
Nga Haxhi Zeneli
Ngjarëjet e fundit në veri të Kosovës treguan se politikanet shqipptar janë larg realitetit në politikëbërëje. Kemi parë se shteti i Kosovës po përballet me një krizë të akumuluar për dy dekada në veri të Kosovës nga Serbia. Pyetja shtrohët: kush e pruri Kosovën në këtë shkallë që sot akuzojnë kryeministrin Kurti dhe e akuzojnë si antiamerikan? Ka vite që lakohët termi antiamerikanizëm e në veçanti kur opozitarëve ju mungojne veprat dhe argumentet për tu kthyar në pushtet.
Për tu informuar nga të gjitha anët dhe për të qenë më i qartë se çfarë po ndodhë, mundohëm të përcjelli të gjitha mediat botërore se çfarë thuhët për Kosovën, bile edhe ato serbe. Duke krahasuar debatët nga mediat televizive shqiptarefiton një përshtypje se këta janë kundra shtetit të tyre, tregojnë një vetëknaqësi për atë që ndodhë në veri të Kosovës dhe se i gjithë faji qëndron mbi kryeministrin, ku edhe kësajë here nuk mungon: termi antiamerikanizëm ,po na prishë me aleatët, ministër amator etj, etj.
Mundohën të shfrytëzojnë”antiamerikanizëmin”,që ta bindin popullin apo më mirë të themi ta friksojnë dhe të krijojnë urrejtje ndaj kryeministrit Kurti.
Nuk jam shumë i sigurt se a e kanë të qartë termin e antiamerikanizmit! Kur është fjala për këtë, shteti amerikan e merr seriozisht antiamerikanizmin, duke matur parametrat e popullit të ati vendi, pra mbështetjen e popullit, kështu që Sh.B.A., nuk e konsiderojnë një shtet antiamerikan deri sa kanë mbështetjen shumicë të atij populli dhe nuk i prishin mardhënjet me atë shtet për punën e një kryetari apo kryeministri, ata nuk hjekin dorë nga politika e tyre deri sa e kanë mbështetjen e popullit të ati vendi.
Andaj është e kotë të shantazhohët me këto politika përçarëse,që nuk janë në dobi të Kosovës.
Më shumë se dy dekada në Kosovë Sh.B.A,të kanë pregatitur njerëzit e sigurisë në të gjitha fushat për të mbrojtur Shtetin e Kosovës,kështu që njerëzit e sigurisë janë lojal të trajnuar në atë rrugë që lidhin ngusht interesat tona strategjike me Sh.B.A.-të.
Nuk duhet në asnjë moment që të anashkalojmë interesat djallëzore të Ruso/Serbisë,të cilët janë munduar dhe mundohën që ta mbajne Kosovën një zjarr që nuk shuhët,ku sa herë që kanë nevojë ata mund ti qesin gaz për ta shtuar flakën.
Andaj është esenciale që ne të dim të mbrohemi nga këto rryma që tentojnë te depërtojnë në mesin e shoqërisë tonë dhe mos të bim pre të tyre.Antiamerikanizmin në trojet tona nuk guxojmë ta ushqejmë,sepse atëherë fillon brengosëja serioze e kombit tonë,se ku po shkojmë si popull?
Një gjë dihët,se shqiptarët ende janë populli më Pro-Amerikan në Europë,dhe Amerika këtë e ka të qartë.Andaj në këtë moment,edhe po të duan kryeministrit shqiptar të na prishin me aleatët tanë,nuk e kanë atë luks ta bëjnë,sepse Amerika mbështetet tek populli Shqiptar.Por nëse shumica e popullit i binden ideologjive armiqësore që duan të na shkatrrojnë, atëherë skemi çka të presim nga Amerika, ata largohen duke na përshëndetur: ”paçi vetën në qafë”.
Qersher/2023