Filmi dokumentar sos telefoni

SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin do të organizojë premierën  e filmit dokumentar “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” kushtuar krojeve të vjetra në Komunën e Ulqinit  (Hoteli “NOBEL”, e shtunë, më 13 qershor 2023, ora 18:00), kështu mësohet në një kumtesë për opinon të drejtoreshës ekzekutive të SOS telefonit Hatixhe Nelaj.

Autore e këtij dokumentari është gazetarja dhe drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj  e cila është autore edhe e 7 dokumentarëve të tjerë.

Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore .  Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të  shumicës së krojeve .  

Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën  dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve  të vjetra, si dhe aplikimin e tyre në të ardhmen. Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .

Ekipi realizues i dokumentarit përbëhet nga kameramani profesional   Shaban Bani Bajraktar ndërsa montazhin e ka bërë  Amir Suka. Në këtë dokumentarë janë përfshirë edhe dy gazetarë/e të mirënjohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba.

 Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur financiarisht  nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, përfundon kumtesa për opinon e drejtoreshës ekzekutive të SOS telefonit Hatixhe Nelaj.

                                                                                                                                              

 

By admini