Filmi dokumentar sos telefoni

SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin , po realizon dokumentarin e 7 me rrallë që ka të bëjë me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, falë përkrahjes të  Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave. Kësaj radhe fokusi është tek krojet e vjetra në territorin e Komunës së Ulqinit.

Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën  dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve ,burimeve  të vjetra, si dhe aplikimi i tyre në të ardhmen.

 Ruajtja dhe revitalizimi i krojeve të vjetra në komunën e Ulqinit, si dhe promovimi i tyre përmes filmit dokumentar do tu shërbejnë më shumë gjeneratave të reja, të cilët përmes këtij dokumentari do të kenë mundësinë të njihen me trashëgiminë kulturore, pikërisht krojet që në përgjithësi janë në shkatërrimin e sipërm.

Autore e këtij dokumentari është gazetarja dhe drejtoresha e SOS telefonit, Hatixhe Nelaj, ndërsa të angazhuar janë edhe dy gazetar/e të njohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba. Kameramani Shaban Bani Bajraktari. Shfaqja e dokumentarit do të bëhet nga mesi i muajit qershor.

Protagonist të dokumentarit janë persona të njohur në Komunën e Ulqinit, Prof. Maksut Haxhibrahimi, Ismet Karamanaga ,Gazmend Çitaku, Ilijaz Beci, Qazim –Qaki Hoxhiq etj.

By admini