Kandidati për president nga radhët e DPS-it Milo Gjukanoviq fitoi 35.2% të votave kurse kundërkandiati tjetër i cili do të jetë në raundin e dytë, Jakov Millatoviq ka fituar 29.2% to votave në zgjedhjet presidenciale të së dilës që janë mbajtur në Malin e Zi.

Kandidatët tjerë në këtë garë si Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik me 19.3%, Aleksa Beçiç nga Demokratët 10,9%, Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga SDP me 3.2%, Goran Daniloviq nga Mali i Zi i bashkuar me 1.4% dhe Jovan Raduloviq me 0.8% nuk arritën votat e mjaftueshme për të garuar në raundin e dytë.

Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve ashmë të dalura, do të duhet raundi i dytë pasi askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.

Në qytetin e Ulqinit dalja në këto zgjedhje ka qenë e ultë, vetëm 36% e votuesve e kanë shfrytëtzar të drejtën e votës ndërsa rezultatet kanë qenë pak a shumë të pritshme. Më poshtë është e paraqitur përqindja e votave të fituar nga kandidatët për president në këto zgjedhje.

By admini