Ndal-policiaBabai nuk e lejoi të birin 18-vjeçar të shkonte në ekskursion me klasën në Ulqin. Kjo dyshohet të ketë ndikuar në vetëvrasjen e maturantit Hysni Sula, dy ditë më parë, në fshatin Unjate të Klosit.

Burime nga Prokuroria u shprehën dje se nëna dhe motra e Hysni Sulës kanë deklaruar para hetuesve të ngjarjes se ai u vetëvra. “Por grupi i hetimit është fokusuar edhe në një pistë tjetër, atë të vrasjes së mundshme të të riut, pistë e cila është duke u hetuar. Ka mjaftuar një fjali e thënë nga ana e nënës e motrës së të ndjerit, se kryefamiljari Qazim Sula i ka refuzuar djalit udhëtimin me bashkëmoshatarët drejt Ulqinit, që prokuroria të dyshojë në të dy pistat e mësipërme.
“Ne kemi sekuestruar armën e krimit dhe disa rroba që kishte veshur 18- vjeçari Sula ditën e ngjarjes. Ato janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës pranë Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, janë marrë gjurmët e gishtave të të afërmve, si dhe të djalit, që tani nuk jeton më”, thanë burime të Prokurorisë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas hetuesve, është pritur që të mbyllet dita e tretë e ceremonisë mortore për të vijuar hetimet dhe marrjet në pyetje sërish të familjarëve, për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Panorama/

By admini