Tradita-ne-gjirokasterSuksesi i jashtëzakonshëm i folklorit të Anës së Malit në Gjirokastër ka çuar peshë një zonë të tërë. As optimistat më të mëdhënj nuk kanë pritur diçka të tillë edhe pse nën zë bisedohej se këngëtarja e re dhe e talentuar Egzona Salaj me paraqitjen e saj të mrekullueshme nuk do të mbesë pa çmim.

Por ndodhi ajo që anëtaret, udhëheqësia e Shoqatës ”Tradita” por edhe gjithë zona  dëshironin. Kënga tradicionale e Anës së Malit ”Gjergjefi” e kënduar nga Egzona Salaj u vlerësua nga juria profesionale nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës me çmimin e parë. Poashtu këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin ,, Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015’’. Ndërsa programi i prezantuar nga Shqiptarët e Malit të Zi në tërësi u vlerësua me  Vendin e Tretë në festivalin folklorik gjithëshqiptarë të Gjirokastrës.

Por suksesi i lartëpërmenduar nuk ka mundur të lë anash banoret e zonës të cilët e kanë përcjellur me vemendje paraqiten e djemëve dhe vajzave të tyre dhe që kanë shpërthyer dhe janë entuziasmuar pa masë për këto arritje të përfaqësuesve të vet.

Në lidhje me këtë sonte në stadiumin e sporteve në Katërkollë me fillim nga ora 1945 është paraparë edhe një ceremoni rasti dedikuar suksesit të folklorit anamalas por edhe më gjërë.

Tradita-ne-gjirokaster

By admini