
Sot në Tuz po mbahen zgjedhjet lokale, të dytat me radhë që nga themelimi i kësaj komune. Në këtë zgjedhje marrin pjesë: Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim”. Ky koalicion përbëhet nga 4 parti shqiptare (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ), Koalicioni i përbërë nga PDS, SD, PB dhe UDSH me listën zgjedhore të quajtur “Rrugës së drejtë”, Koalicioni shqiptar “Bashkë” i përbërë nga Partia Demokratike dhe FORCA, Mali i Zi Demokratik “Alleksa Beçiq – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”, Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi, “Ndershmërisht për Tuzin”, Lëvizja për Tuz dhe Partia Socialdemokrate, “Me gjithë zemër për Tuz” dheDP – Për gjeneratat e ardhshme”, shkruan Ulqini Online.
Deri në ora 15 nga 12.387 votues kanë dalur 5.666, apo 45.8%.
Procesi zgjedhor është duke vijuar pa probleme.
Të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët mund të votojnë në 30 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Tuzit.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 kanë dalur rreth 60% të votuesve.