Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar vizitën e saj në Mal të Zi.

Ajo është ndalë në Ulqin ku është pritur nga kryetari i saj komune, Omer Bajraktari për të vazhduar pas takimet edhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës, raporton RTKlive.

Osmani ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore refugjatëve të vitit 1999 e cila është para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Osmani: Shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësi

(E plotësuar, ora 10:00) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi, si dhe shtet ndërtimit të tij.

“Sot komuniteti shqiptar në Mal të Zi, vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm në shtyrjen përpara të shtetit të Malit të ZI, në rrugën evropiane, Kosova ndan të njëjtin synim”, tha ajo, raporton RTKlive.

Presidentja Osmani premtoi mbështetje dhe përkrahjen për mbrojtje të identitetit shqiptar në Mal të Zi. Ajo ka folur edhe për investimet kosovare në Mal të Zi. “Jam shumë krenare edhe me investimet që bizneset e Kosovës po bëjnë këtu”, theksoi ajo.

E para e vendit tha se Kosova do të mbështes shqiptarët që jetojnë në të gjitha trevat, si në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës.

Kurse kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj tha se janë të nderuar dhe të emocionuar për këtë vizitë sepse të gjithë shqiptarët në Mal të Zi janë shumë të lidhur me Kosovën. “Bashkë biseduam për bashkëpunimin institucional të komunës së Tuzit me shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pas takimit me Kryetarin e Tuzit Nik Gjeloshaj Osmani kanë vizituar një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

By admini