Nga Musa Pali*
Një erë e fortë ka goditur zonën e Malit të Zi. Stuhi e fortë, Ulqini dhe pjesë të Herceg Novi pa energji elektrike.
Një erë e fortë me stuhi mbrëmë ka shkaktuar dëme në territorin e komunës së Ulqinit. Nuk dihen akoma dëmet.
Era e fortë veriore po frynte me një shpejtësi prej rreth 70 kilometra në orë. Era në komunën e Ulqinit ka filluar në orët e vona të pasdites së shtunës.
Zona e komunës së Ulqinit ka mbetur pa energji elektrike pak pas orës 18:00. Prishja e linjës së transmetimit është shkaktuar nga fryrjet e erës së fortë veriore.
Për shkak të një defekti në Sistemin Elektrotransmetues Malazez AD – CGES 110kV Ulqin – Mozhura, e gjithë zona e komunës së Ulqinit mbeti pa energji.
Informacion më të detajuar në lidhje me llojin e dëmtimit dhe procesin e riparimit do të jepet nga kompania CEDIS.
Ajo që CEDIS bëri që siguroi energji nga një drejtim alternativ, për të cilin punuan dhe e realizuan rreth orës 22h 30minuta.
Stuhia e fortë, e cila filloi të fryjë pasdite në Tivar, u intensifikua gjatë natës, shkruan portali Jedro.
Duke gjykuar nga të dhënat e stacioneve matëse automatike HMZ, era më e fortë në Mal të Zi ka fry – rrehjet janë 25.80 m/s, që është rreth 93 km/h.
Stuhia këput degë nga pemët, rrëzon gardhe, heq mobiljet e lira të ambienteve të hotelierisë, e sidomos gjërat nga tarracat objekteve të ekspozuara ndaj stuhisë, të cilat pronarët nuk i kanë hequr në kohë.
Në Budva një erë e fortë stuhie u ngrit nga të gjitha drejtimet dhe shkuli pemët. Policia apelon te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
*Marrë nga faqja e autorit në facebook