Fondi Humanitar “Trojet tona” realizoj donacionin e mundësuar nga bashkëatdhetarët tanë, Dina dhe Ahmet Kurmemaj.

Familja Kurmemaj këtë radhë donacionin nê vlerë prej 158 000 $ ia dedikuan Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit “Blazho Orlandiq”. Me mjetet e parapara janë siguruar: një automjet i ndihmës së shpejtë, tavolina e operacionit për sallën e kirurgjisë, tavolina per procedura ortopedike, ultrasound, si edhe pajisje/aparaturat e nevojshme dhe bashkëkohore për repartin e pediatrisë, kështu thuhet në një kumtesë të Fondacionit ”Trojet tona”.

Shprehim falenderim pa fund për Familjen Kurmemaj dhe gjithë kontributin e tyre të madh!
Gjithashtu, me këtë rast falenderojmë edhe drejtorin e Spitalit, Dr. Igor Karishik dhe gjithë stafin e tij si edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetsisë dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor të Tivarit dhe Ulqinit për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e suksesshëm të donacionit

By admini