Unioni Demokratik i Shqiptarëve në mënyrë urgjente fton kryetarin e komunës z. Omer Bajraktari të parandaloj vendosjen e kontenijerave nëntoksorë në lokacionet ku momentalisht janë paraparë.

Ulqini ka trotuare dhe një hapsirë publike të kufizuar dhe devastimi i kësaj hapsire me vendosjen e kontenijerave nëntoksorë në lokacionet e parapara përveç që kufizon lëvizjen e këmbësorëve dhe ngushton trotuaret i jep Ulqinit një figurë të shëmtuar, thuhet në një reagim të UDSH-së në rrjetin social facebook.

Nuk e kemi të qartë cilët ‘ekspertë’ janë dakorduar për këto lokacione, por një akt të tillë të shëmtuar mund ta bëjnë vetëm ato individë që nuk kanë ndjenja kundrejt këtij qyteti ose thënë më mirë ato që e urrejnë këtë qytet!!

Andej kërkesa dhe lutja e Unionit Demokratik të Shqiptarëve është ndalimi urgjent i një akti të tillë sa i shëmtuar aq dhe i turpshëm.

By admini