Genci Nimanbegu

Me keqardhje mund të konstatoj që Qeveria, e cila është teknike nga 19 gushti, tentoj të avancoj Malin e Zi drejt përkrahjes së iniciativës së ‘Balkanit të Hapur’. Nuk ka aty asgjë për të përkrahur, gjë që e konstaton edhe Parlamenti Europian! Këtë e kemi të qartë që nga viti 2017 kur është prezantuar idea e Mini Shengenit në Beograd nga ish komisioneri Johanes Hahn dhe Vuçiqi, kështu e fillon kumtesën për media kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.

Qeveria teknike nuk ka mandat të shtyjë Malin e Zi drejt Ballkanit të Hapur, sepse ky do të ishte një hap mbrapa sa i takon integrimeve europiane dhe marrëdhënieve të mira rajonale (politikat e fqinjësisë së mirë).

Pa dialog dhe pa pajtim me të kaluarën e Ballkanit Perëndimor nuk ka Ballkan të Hapur, dialog i cili mungon në Ballkan e më tepër në Malin e Zi, përfundon kumtesa për media e kryetarit të Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.

By admini