SOS  telefoni për femra dhe fëmijë  viktima të dhunës Ulqin, që nga themelimi i saj në vitin 2001. punon në mënyrë aktive në promovimin e të drejtave të njeriut të grave dhe fëmijëve, parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. 

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave”, do të organizohet tryeza e rrumbullakët “Shkëmbimi i përvojës në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”. Në këtë tryezë të rrumbullakët do të jenë të pranishëm përfaqësues të gjyqësorit, policisë, Qendrës për Punë Sociale, arsimit,  shëndetësisë ,Komunës së Ulqinit , sektorit joqeveritar… 

Në  tryez të rrumbullakët do të flasin Hatixhe Nelaj dhe Bilana Zekoviq ,nga SOS telefoni i Ulqinit dhe i Podgoricës. 

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet më 25 nëntor 2022 (e premte) në hotelin NOBEL në Ulqin, me fillim në  ora 11:30.  

Fushata fillon më 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon më 10 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. 

Fushata mbështetet nga Komuna e Ulqinit. 

By admini