FESTA E GËSHTENJAVE NË KRAJË
Rikthehet pas dy viteve ndërprerje për shkak te covidit, Festa e Gështenjave në Krajë. Për gjatë dy ditëve 12 dhe 13 nëntor 2022, festa tradicionale u ndoq nga shumë vizitorë, mes tyre mjaft nga Ulqini, Shkodra, Ana e Malit dhe Tivari.

Ky aktivitet shënon një ngjarje mjaft të rendesishme për zonën e Krajës ku perveç pjekjes së gështenjave, shoqërohet me panairin e prodhimeve vendase, programin artistik ne sheshin kryesor, konkursin letrar, etj, shkruan faqja Vullnet Optimizën, transmeton Ulqini Online.

Organizatorët kanë si qëllim edhe bashkimin e kryebashkiakeve të Tivarit, Ulqinit dhe Shkodrës, me qëllim zgjimin e interesit për kthimin e vëmendjes nga kjo zonë, e cila vijon te braktiset për shkak të emigrimit, kryesisht ne USA.

Festa mbështetet financiarisht, kryesisht nga komuna e Tivarit. Gjatë stinës së verës ne Ostros te Krajës zhvillohen dhe dy festa të tjera mjaft popullore dhe më një pjesemarrje te gjërë: Dita e Diaspores dhe Dita e Veres.

Nga kjo faqje mësohet se së shpejti do të ketë edhe nje reportazh më të zgjeruar që do transmetohet në emisionin “Arome Shkodre” te Tv1 Channel.

By admini