Në Rumani në qytetin e Bukureshtit u mbajt Kampionati Europian për fëmijë. Malin e Zi e përfaqësuan edhe 4 sportist nga qyteti jonë i Ulqinit. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së u paraqiten 200 fëmijë nga 27 vende të Europes.
Sportisti nga Ulqini Eren Karaminxhoja arrinë të fitojë dy ndeshje ndërsa në finale ndalet nga përfaqësuesi i Irlandës, me ketë rezultat Ereni shpallet nënkampion i Europës për vitin 2022 i cili kurorzohet me medaljen e argjendit.
Poashtu sportistja Adna Sulejmanoviq arrinë të fitoj dy ndeshjet e para ndërsa ndalet në ndeshjen e tretë nga përfaqësuesja e Kroacisë, me këtë rezultat Adna shpallet nënkampione e Europës për vitin 2022 e cila kurorzohet me medaljen e argjendit.
Dy sportistët tjerë Nermin Sulejmanoviq dhe Hakush Fici u ndalen që në ndeshjet e para nga përfaqësuesit rumun dhe ai i Moldavisë.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe i mundishëm, udhëtim i cili nuk ishte i lehte, por ja vlejti që Ulqinit ti sjellim dy nënkapiona të Europës.
Falenderoj prindërit e sportistëve për angazhimin e tyre maksimal si dhe sponsorët që përkrahen këtë aktivitet të Taekwondo-së.
Jemi në pregaditje të pandërprer, aktiviteti i radhës është kampionati Europian për kadet i cili do të mbahet në Malta ku nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini do të marrin pjesë Enes Dushku, Sara Kraja dhe Arta Ismailga si dhe për kampionatin Ballkanik. Suksesi tutje.
Përgaditi:
Fikret Dushku, prof.