Në Mal të Zi të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale në 14 komuna, ndërrim pushteti pati në shtatë komuna të tjera.

Në Podgoricë, ku ishte edhe beteja kryesore, koalicioni “Të gjithë për qytetin tonë” i udhëhequr nga kryetari i mëparshëm Ivan Vukoviq nga DPS-ja fitoi rreth 39 për qind të votave. Lëvizja “Evropa tani” është befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, sepse në Podgoricë fituan rreth 21 për qind të votave. Koalicioni i mbledhur rreth DF fitoi 18 për qind të votave, demokratët 10 për qind, ndërsa URA fitoi 6,4 për qind. SNP, “Preokret” dhe “Svetosavska” mbetën nën pragun zgjedhor, shkruan Ulqini Online.

DPS gjithashtu humbi pushtetin në Plevlë, Zhabljak dhe Danilovgrad. Në Plevlë, DF mori pushtetin, duke fituar 12 mandate, koalicioni DPS-SDP-SD-BS fitoi nëntë, ndërsa demokratët fituan shtatë mandate, “Evropa tani” katër mandate, URA dhe SNP nga një mandat.

Në Budva, Fronti Demokratik (DF) fitoi një fitore absolute, ndërsa në Rozhaje, Partia Boshnjake fitoi pushtetin absolut, duke fituar 22 mandate.

Në Bijello Polje, koalicioni DPS-SDP-SD-LP fitoi 15 mandate, koalicioni “Shkojmë njerëz (“Idemo ljudi”) do të ketë pesë këshilltarë në parlamentin lokal ndërsa Partia Boshnjake dhe “Evropa Tani” do të kenë secila nga katër mandate. URA dhe SNP fituan nga dy mandate secila.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi dhjetë mandate në zgjedhjet lokale në Danilovgrad, Lëvizja “Evropia tani” tetë mandate dhe Fronti Demokratik (DF) pesë. Lëvizja civile URA fitoi dy mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate, Partia Popullore Socialiste, “Preokret” dhe “Mali i Zi i Vërtetë” fituan secila nga një mandat.

Partia Popullore Socialiste (SNP) fitoi pushtetin absolut në Pluzhine, Fronti Demokratik ishte fitues absolut në Zeta, ndërsa votimi në Shavnik u ndërpre në pesë qendra votimi dhe pritet të përsëritet të dielën e ardhshme.

Nëse të gjitha këtyre shifrave u hidhet një sy, shifet se partia DPS e Millo Gjukanoviqit nuk ka arritur rezultatin e dëshiruar dhe ka mbetur në pushtet vetëm në komunat ku jetojnë boshnjakët dhe shqiptarët.

Edhe Lëvizja qytetare URA nuk ka arritur që rezultati zgjedhor i saj të përcaktojë udhëheqësitë e ardhshme të qeverive vendore. Pozita e saj do të jetë mjaft e palakmueshme pasi keshilltarët e tyre mund të mos jenë as pozitë dhe as opozitë.

E vetmja parti shqiptare, Alternativa Shqiptare, nuk arrit të fitojë këshilltarin as në Podgoricë dhe as në Tivar. ASh në këto zgjedhje ishte në listen me Lëvizjen URA në këto dy qytete.

Rezlutat të zbehtë kanë arritur edhe Demokratët e Aleksa Beçiqit, edhe pse ato vazhdojnë të jenë pjesë e lojës në të gjitha komunat ku do të vi deri të ndryshimi I pushtetit.

Fituesit e mëdhënj të këtyre zgjedhjeve mund të konsiderohen DF (parti me orientim proserb) dhe listsa ‘’Evropa tani’’ e formuar ng dy ish minisatrat të dalur nga DF e zgjedhjeve të gushtit të vitit 2020.

Pas këtyre rezultateve, zgjedhjet të parakohshme mund të kërkojnë të gjitha palët dhe ndoshta ajo edhe do të ndodh.

By admini