Gjirokastra-ne-prag-te-festivalit
Atmosfere festive ne Gjirokaster!

Festivali Folklorik Mbarëkombetar i Gjirokastres eshte aktiviteti me i rendesishem folklorik ndër shqiptarë. Per here te pare Festivali Folklorik Kombetar eshte zhvilluar ne vitin 1968, ne kalane e Gjirokastres. Ne te moren pjese te gjitha rrethet e Shqipërisë.

Edicioni i dyte i festivalit u realizua pas pese vjetesh, perkatesisht ne vitin 1973, per te vijuar me pas ne vitet; 1978, 1983, 1988, po ne kalane e Gjirokastres.

Ne vitin 1995, Festivali Folklorik i Gjirokastres u zhvillua ne kalane e qytetit te Beratit. Ne muajin shtator 2000 rikthehet perseri ne qytetin e Gjirokastres. Ky festival ka qene i konceptuar ne formen e nje gare folklorike, ku deri ne festivalin e vitit 1988, jane dhene cmime per grupet me te mira, nderkohe qe ne edicionet e fundit te tij, cmimet jane ndare per bartesit dhe interpretuesit e folklorit. Ne vitin 2004 Festivali Folklorik u zhvillua ne Gjirokaster nga data 29 shtator deri ne 5 tetor.

Per here te fundit eshte zhvilluar ne vitin 2009 ne Gjirokaster. Festivali i këtij viti do të mbahet nga data 10 deri me 16maj.

Këtë vit në këtë festival kanë fatin të jenë pjesmarrëse edhe dy shoqëri kulrurore nga Ana e Malit, përkatësisht shoqëritë ”Tradita” dhe ”Ana e Malit”.
Prezantimin para publikut shoqëritë nga Ana e Malit do ta kenë mbrëmjen e së hënës me fillim nga ora 19. Programi i tyre do të zgjasë rreth 30 minuta ku shoqëria ”Tradita” do të paraqitet me Dasmen e Anës së Malit ndërsa shoqëria ”Ana e Malit” do të paraqitet me Këngën e mullixhiut dhe Vallen e rrethit.

Ministria e Kultures së Shqipërisë ka publikuar edhe programin e festivalit të cilin mund ta shikoni duke KLIKUAR KËTU.

Gjirokastra-ne-prag-te-festivalit

By admini