Në NP “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave”, sot u mbajt takimi me përfaqësues të policisë së Ulqinit , dhe policisë kufitare.
Në këtë takim të iniciuar nga drejtori i kësaj ndërmarrje, Bledar Nelaj u diskutua për disa çështje të rëndësishme në prag të hapjes së sezonit të gjuetisë. Koordinimi sa më i mirë i NP” Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave” me institucionet e lartpërmendura ,dhe masat preventive që duhet të ndërmerren për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit të gjuetisë, si dhe sigurisë në terren. Po ashtu temë diskutimi ishin edhe gjuetarët e huaj të cilët vijnë për gjah në Komunën tonë, si dhe problematikave tjera që hasën në terren.
“ Do të kemi zero tolerancë ndaj gjuetisë së paligjshme dhe masa më rigoroze ndaj gjuetarëve ilegal.” u shpreh Nelaj.
Nelaj apelon tek të gjithë gjuetarët që ti përmbahen rregullores së gjuetisë , të paguajnë anëtarësimin që të mos vijnë deri tek shqiptimi i gjobave, pasi siç u shpreh ai parregullsitë nuk do të tolerohen .Ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mirë me të gjithë gjuetarët dhe është i gatshëm të diskutojë me ata për të gjitha çështjet që i përkasin gjuetisë.
Të gjithë të pranishmit ranë dakord që do të bashkëpunojnë ngushtë për mënjanimin e të gjitha problematikave që mund të shfaqen në terren duke ndërmarr aksione të përbashkëta.
Rikujtojmë që sezoni i gjuetisë hapet me 4 shtator.

By admini