Rruga Krythe Tivar

Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Merkotit kane njoftuar se me date 21.08.2022 do te organizojne protesten e katert me rradhe ku do te bllokojne rrugen magjitrale Krythe -Tivare te rrethrrotullimi nga ora 10.30 – 11.30 me kerkesen qe Qeveria e Malit te Zi te shpall tenderin per rekonstruktimin e rruges. Kjo rruge ka nje frekuentim te larte me mbi 500.000 automjete ne vit dhe e cila eshte ne gjendje katastrofale dhe per te cilen kane qene mjetet e parapara ne buxhetin kapital per vitin 2022. Pra i kerkohet Qeverise te shpallin tenderin.

Banoret e Krythes dhe Merkotit jane te vendosur dhe qendrojne plotesisht pas kerkesave te veta drejtuar Qeverise se Malit te Zi, qe rruga regjionale R 29 te shpallet rruge me interes publik dhe me Vendim te Qeveries te respektohet neni 14 i Ligjit per eksproprijim i cili do te mundesonte shpalljen urgjente te tenderit per rekonstrukcionin e kesaj rruge.

Duke e pasur parasyshe se deri tani nuk ka pasur ndonje reagim nga Qeveria banoret e Merkotit dhe Krythes jane te vendosur te vazhdojne me protesta.

By admini