asllan llunji

Forca e Re Demokratike njofton se dje, kuadri i saj, Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare.

Njoftimi është përcjellur me një biografi të z. Llunji.

Asllani lindi në Tivar me 12.02.1992.
Shkollën fillore e kreu në Ulqin, duke qenë nxënës i dalluar i gjeneratës. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në kolegjin turk “Hasan Riza Pasha” në Shkodër ku gjatë viteve të studimit arriti rezultate shumë të pëlqyeshme, gjë që i siguroi bursë ndër studentat më të dalluar. Gjatë shkollimit të mesëm në Shkodër, tregoi aftësi të jashtëzakonshme për gjuhet e huaja gjë që i mundësoi të përfaqesojë Malin e Zi në gara për gjuhën turke ku mes 500 garuesve fitoi medalje të bronzit për nivelin ku garoi.
Shkollimin e lartë vazhdoi në qytetin e Podgoricës në Fakultetin për Studime shtetërore dhe europiane (FDES). Gjatë studimeve në Podgoricë, u dallua aktivizimi i tij në nivelin privat e publik ku morri pjesë në organizime dhe organizata të ndryshme studentore. Diplomoi në Podgoricë në Fakultetin e lartpërmendur në temën “Reforma e administratës publike me theks të veçantë në Integrimet Europiane” me meritat maksimale.
Studimet master i vazhdoi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bremen të Gjermanisë në fushën e Menaxhmentit publik e privat dhe Studimeve Europiane me bursë nga Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer”.
Masterin e përfundoi me sukses në temën “Zhvillimi i kritereve për anëtarësim në Bashkimin Europian gjatë kohës – Zgjerimi drejt Ballkanit përendimor”.
Asllani ka punuar në kabinet të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, në sektorin privat në hotelieri e prodhimtari dhe është asistent në Fakultet.
Ai flet gjuhë serbo-kroate, angleze, gjermane, italiane e turke.
Është i martuar dhe baba i dy djemve.
Asllani është një ndër aktivistet e anëtarët më të vjeter të Forcës por aktivizimin zyrtar në politikë e ka nga viti 2012 kur u emërua kryetar i Forcës Rinore.

By admini