
Ilustrim: Nga nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni vite me parë
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e kaluar ka nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.
Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.
Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Marrëveshja ka nxitur reagime të shumta në të dy krahët. Nëse njëri krah, ai proserb e mbështet në tërësi këtë marrëveshje, partitë parlamentare me orientim promalazez e kanë kundërshtuar dhe kanë inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.
Partitë shqiptare, jo të gjitha, kanë qendrimin e qartë rreth kësaj teme. Në këtë mënyrë, Unioni Demokrtatik i Shqitarëve, nëpërmes deputetit të saj z. Mehmet Zenka, është rreshtuar krah partive që mbështesin rrezimin e qeversisë aktuale duke qene të qartë se janë kundër një marrëveshjeje të tilllë.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike nëpërmjet ministrit të saj në qeverinë aktuale z. Fatmir Gjeka e mbështet këtë marrëveshje. Gjeka në mbledhjen e qeverisë votoi pro marrëveshjes dhe njeheri ishte edhe prezent në ditën e nënshkrimit të saj me Kishën Ortodokse Serbe.
Me 18 gusht është paralajmëruar mbledhja e Kuvendit të Malit të Zi ku si temë është mocioni i mosebesimit nda qeverisë aktuale.