NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË

SEZONI I GJUETISË FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022, pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari që të shtyhet sezoni i gjuetisë për shkak të mirëvajtjes së sezonit turistik,  me qëllim të  mënjanimit të ndonjë aksidenti të mundshëm dhe sigurisë së mysafirëve, u soll vendimi për shtyrjen e datës së hapjes së sezonit të gjuetisë deri  me datën 04.09.2022. Hapja e sezonit të gjuetisë  pa dyshim do të shqetësonte ,dhe rrezikonte mysafirët e shumtë që janë duke pushuar në Komunën tonë, prandaj   u soll vendimi për shtyrjen e hapjes të sezonit të gjuetisë për sezonin 2022-2023  deri me  datën 04 .09.2022 .

Nga NP “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave” apelojnë tek të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim dhe deri në hapjen e sezonit të gjuetisë 2022-2023 të sigurojnë lejet e gjuetisë,  thuhet në njoftimin e drejtorit të NP “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave” Bledar Nelaj.

By admini