Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Ranko Krivokapiq tha se nuk është i sigurt se sot do të ketë iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Ai po ashtu theksoi, sipas mediave malazeze, se vendimi për marrëveshjen themeltare me KOS-in nuk është marrë me shumicë të cilësuar, siç është përcaktuar me marrëveshjen e koalicionit dhe se kryeministri duhet të vendos nëse kontrata është miratuar, shkruan Ulqini Online.
Ai gjithashtu beson se qytetarëve duhet t’u thuhet se kur është braktisur rruga evropiane.
“Duhet të vendosni nëse e doni atë politikë apo atë që e ka braktisur Qeveria. Mund të shkohet në zgjedhje të 23 tetorit bashkë me zgjedhjet lokale në 14 komuna”, tha Krivokapiq.
Ai tha se shpreson që një gabim të mos na çojë në gabimet tjera.