Forca e Re Demokratike në kontakt me qytetarët është e informuar për përvojat e tyre të hidhura me Entin për punët e inspektimit të Malit të Zi. Evidente është që në Ulqin për momentin ndodhet numër i madh inspektorësh të inspekcioneve të ndryshme dhe se nuk ka sipërmarrës që nuk është dënuar nga inspektorët e lartpërmendur, kështu fillon kumtesën për media Forca e Re Demokratike.

Kjo llojë sjelljeje nga ana e inspektorëve për Forcën e Re Demokratike është e papranueshme, fyen dinjitetin dhe bën të pamundur që pas të gjitha krizave që ka përfshirë të gjithë qytetarët, pa përjashtime që ato të sigurojnë ekzistencën për vehte dhe familjet e tyre. Theksojmë se Ulqini është komuna më e pazhvilluar dhe më e varfër në nivel të Malit të Zi me potencialet më të madha për zhvillim, e që shumica e qytetarëve me vështirësi mbijeton. Konsiderojmë se kjo është qasje e gabuar e inspektimeve në zgjidhjen e problemeve. Qasja të cilën e përdori Enti për punët e inspektimit shkel parimet themelore të inspektimit, gjegjësisht parimin e parandalimit dhe parimin e proporcionalitetit, vazhdon kumtesa.

Nuk është e mundur që vetëm qytetarët e Ulqinit nuk respektojnë ligjin. Ky është një problem endemik për të gjithë vendin dhe veprimi i inspektorëve në mënyrat e lartpërmendura, me mendimin tonë të paligjshme dhe selektive ndaj popullatës së qytetarëve tonë, vështirëson edhe më tej mundësinë e biznesit dhe kontribon edhe më tej në varfërinë e qytetarëve, duke marrë para sysh se ndonëse ende sezoni turistik nuk ka filluar në Ulqin janë lëshuar gjoba me vlerë mbi 300.000,00 euro.

Me këtë kumtesë i bëjmë thirrje qeverisë, ministrisë përkatëse të urdhërojë entin për inspektimit që në të ardhmen të respektojë parimet themelore të inspektimit dhe të respektojë dispozitat kushtetuese për ndalimin e diskriminimit, sepse veprimi në mënyrat se si inspektorët po veprojnë shkel të drejtat themelore të njeriut.

Po ashtu me anë të kësaj kumtese apelojmë që vetëqeverisjalokale të ndërmarrë masa urgjente dhe të shfuqizojë vendimin për kufizimin e orarit të punës së objekteve afariste deri në ora 2, për arsye se Ulqini që gjatë sezonit turistik jeton 24 orë dhe nuk është e logjikshme që objektet afariste siç janë restaurantet dhe fastfood të mos funksionojnë në atë kohë, ç gjë kemi konstatuar në kontakte të përditshëm me turistët që në këtë drejtim shprehën pakënaqësi, përfundon kumtesa për media nga Forca e Re Demokratike

By admini