Trashëgimia e vjetër e Duklas, Tivarit të vjetër, Ulqinit, Shasit e Gjytezës me marrëveshje e re mund të regjistrohen në pronësi të Patriarkanës së Beogradit
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për tekstin e dakorduar të Marrëveshjes Themeltare ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Nga 18 ministra të pranishëm, 13 votuan pro Marrëveshjes me KOS-in, përfshirë kryeministrin kurse pesë kundërshtuan, Ulqini Online.
Reagimet në këtë vendim të qeverisë kanë qenë të shumta sidomos nga spektri i politikanëve, analistëve dhe organizatave të ndryshme me orientim promalazez.
Në këtë mënyrë, Aleksandar Radoman, prodekan për mësimdhënie në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, në një shkrim të tij për Portal Analitika ndër të tjerave tregon edhe për një problem tjetër që rrjedhë nga marrëveshja që është votuar në qeverinë e Malit të Zi. Ai mendon se ‘’Patriarkana e Beogradit do të ketë mundësi të regjistrojë jo vetëm trashëgiminë ortodokse, por edhe atë që i përket periudhës së hershme të krishterimit, periudhës para ndarjes, si dhe atë që nuk janë të regjistruar si pronë e Kishës Katolike’’
Kështu, me këtë marrëveshje, shumë vende historike nga trashëgimia e vjetër mund të regjistrohen në pronësit të Kishës ortodokse serbe.
‘’Kjo do të thotë se ato do t’i transferojë vetes jo vetëm pronën e ish-Arqipeshkvisë së Cetinjes, d.m.th. Mitropolia autoqefale malazeze, por do të arrijë edhe në trashëgiminë më të vjetër, si Duklja, Doljani, Tivari i vjetër, Ulqini, Shasi, Gjyteza etj’’, shkruan Radoman ndër të tjerave në shkrimin e tij.