Me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë në adresen tonë kanë arritur urimet nga ana e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Forcës së Re Demokratatike.
Këto urime mund ti lexoni të plota më poshtë.
Urimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi
Të dashur bashkëkombës,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për festën e madhe të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me begati, besim, dashuri, tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të sinqertë dhe më të afërt zemrës tuaj.
Kjo festë është simbol i bamirësisë dhe sakrificës së çdo gjëje të përkohshme, prandaj uroj që zemrat tona, dita ditës, ta aplikojnë më shumë aktin e ofrimit të ndihmës.
Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.
Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Kurban Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.
Zoti i bekoftë familjet Tuaja, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Urime!
Kryetari,
Faik Nika
Mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit nga Forca e Re Demokratike
Sot besimtarët mysliman festojnë festën e Kurban Bajramit, festë e cila simbolizon sakrificën dhe devotshmërinë e besimtarëve ndaj krijuesit dhe njëkohësisht solidaritetin ndaj njerëzimit, familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Po ashtu kjo ditë na kujton edhe Qaben e shenjtë, ku besimtarët po kryejnë ritualet fetare, në mes të lutjeve dhe kënaqësisë shpirtërore.
Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit e të përuljes dhe besimin e plotë ndaj vlerave më të mira fetare për të ndarë begatitë tona me ata që gjenden në nevojë.
Prandaj, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe ne emrin tim personal, te gjithë besimtareve islam ju uroj festën e Kurban Bajramit.
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja.
Gjithashtu te gjithë Haxhinjve ju urojmë që rituali i Haxhit tu pranohet dhe festen e Bajramit ta gëzojnë me shëndet dhe lumturi.
Urime dhe me gëzime Kurban Bajrami!