Ilustrim

Në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë të mbajtur më 20 qershor në Pristhinë, u firmosën 19 marrëveshje.
Një ndër to, ishte edhe heqja e kontrolleve në kufi për ditët e fundjavës dhe për ditët e festave shtetërore, për qytetarët e Kosovës që udhëtonin drejt Shqipërisë, për periudhën nga 1 qershori deri më 30 shtator, shkruan Ulqini Online.

Kalimi pa ndalesa gjatë vikendeve por edhe lehtësirat dhe ndalesat minimale gjatë ditëve tjera ka bërë që plazhet e Shqipërisë të mbushen. Në këtë mënyrë, duke folur për mbushjen e plazheve portali durreslajm shkruan se edhe këtë të diel Durrësi ofron të njejtën panoramë si çdo fundjavë, plazhet janë plot me pushues, që kanë zgjedhur qytetin bregdetar si destinacion për të kaluar pushimet e tyre verore duke e shoqëruar këtë lajm edhe me pamje.

By admini