
Nga Haxhi Zeneli
Nëse dikush ndjekë një rrugë të gabuar për të arritur tek një cak, ajo patjetër që nuk do tu sjelli aty ku keni menduar, kështu që asnjëherë nuk do ta zgjidhëni problemin, nuk do arrini në cak!
Europa,me qëllim apo pa qëllim vazhdon të ndjekë rrugën e gabuar për çështjen e Ballkanit, patjetër që kjo na del edhe si një politikë diskriminuese ashiqare ndaj shqiptarëve në vazhdimsi.
Andaj mund të themi lirisht se po mos të ishin Sh.B.A,të, shqiptarët patjetër se do të kishin një realitet edhe më të pafavorshëm nga ai që e kanë sot!
Historikisht SH.B.A-të kanë qenë çdo herë në anën e shqiptarëve. Amerikanët u munduan ta shpëtonin këtë popull disa herë por politika diskriminuese e disa shteteve europiane ndaj shqiptarëve vazhdon të mbetet e njëjtë.
Një pjesë të fajit e kanë edhe vetë shqiptarët,të cilët ende edhe sot nuk po arrin të japin një mesazh të konsoliduar,si një popull i njëjtë dhe i bashkuar. Një kastë politike e shqiptarëve kanë vendosur interesin personal dhe partiak mbi kombin e tyre,dhe nuk po arrin të konsolidojne politikën mbarë kombëtare.
Përse një vend i vogël si Shqipëria të luaj një rol kaqë të madh në politikën e Europës?Po perse shqiptarët trajtohën sikurse nuk janë europian?Ky percepcion i Europes ndaj shqiptarëve nuk është diçka i ri,ai ka egzistuar që nga vitët e herëshme,dhe mund të themi se është i qëllimshëm për shumë arsy.Sipas autorit të librit,”Shqiptaret”George Fred Williams(1913-1914),i cili shpjegon që në atë kohë,se cilat janë arsyet,dhe thotë se:është situata gjeografike e Shqipërisë që paraqet probleme politike më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit.”Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes,mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje”,por ka edhe të tjera shkaqe!Andaj që nga ajo kohët e herëshme e deri më sot,për shqiptarët nuk ka ndryshuar situata.
Williams vazhdon duke shpjeguar mbështetjen që ai i dha shqiptarëve në atë kohë.”Amerika do të vejë gjithë fuqinë e tij për të ndihmuar formimin e vetqeverimit Shqiptar….Ndaj Shqiptarëve,krishtërizmi Europian dhe mohamedanizmi shkaktojnë si njëri ashtu dhe tjetri varfërinë dhe robërinë….Shqiptarët njohin Mohamedin dhe Krishtin si profetë, por më kot u luten,si për njërin ashtu edhe për tjetrin.Në emër të kujt t’i bëjnë tanimë lutjet për lirinë e tyre”(shqiptarëve)?…Është larg mendjes që Europa të mundi të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi ose duke e ndarë tokën e tyre… pa u siguruar liria e plotë e Shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës dhe parimi për të ndarë tokën Shqiptare,(Europa) do të hapi një plage të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit.”
Andaj të gjithë atë se çfarë ka shkruar Williams në atë kohë,rezultojë të dal e vërtetë,sepse Europa i sakatojë tokat e shqiptarëve,dhe duke e injoruar problemin,ata krijuan probleme për të ardhëmen e shqiptarëve,ku si rezultat i atyre gabimeve,u shkaktu edhe lufta më e përgjakshme në vitët e 90′,ku u detyru të ndërhyjë NATO për të ndaluar gjenocidin mu në mes të Ballkanit,me një kosto shumë të lartë,duke e zvarritur ende edhe sot këtë problem.
Williams vazhdon duke cekur se: “Po të kish prishur Europa një shekull më parë sundimin otoman në Europë,patjetër faqja e qytetërimit tonë(shqiptarët që nuk i mbështeti askush) do të ishte ndryshe.Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar.Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe,të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerzore dhe vllazërore të përdoret, atëhere do të kujtojme faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri”.
Është tragjike që këto vende të Europës të ashtuquajtura të civilizuara ende vazhdojne me të njëjtat politika diskriminuese edhe sot.Askush nuk mund të na thotë se Europa nuk është në gjendje për më shumë se një shekull të rregullojë çështjen e Ballkanit,por jo se:rruga e gabuar e tyre ndoshta ndiqët edhe me qëllim në drejtim të gabuar!.
Korrik/2022