
Gjatë muajit të fundit e posaçarisht javëve të fundit vërehet një rritje e çmimit të bukës në furrat në qytetin e Ulqinit.
Në këtë mënyrë në furrat e qytetit tone pothuajse të gjithëa artikujt kanë pësuar rritje nga 0,10€ deri në 0,20€. Kështu nëse një bukë e vogël para pak ditës mund të blehej me 0,45€ sot për të njëjtin produkt tani duhet të ndash 0,60€. Njëjtë është pothuajse për të gjithë artikujt tjerë nga mielli, shkruan Ulqini Online.
Se diçka nuk shkon rreth kësaj rritje të produktit bazë për qytetarët është shembulli i një furre buke në qytetin e Tivarit, Në atë furrë buke për një kohë të gjatë kanë mbajtur çmimet minimale dhe në të njëtjën mënyrë vazhdojnë të punojnë edhe tani.
Rritja çmimit të bukës dhe produkteve tjera të miellit duhet të jetë temë dhe të paralajmërohet pasi kemi të bëjmë me një produkt bazë. Organet kopetente duhet të merren më ketë temë dhe nëse ka parregullësi të korrigjohen menjëherë.