Interesim i madh për natën përmbyllëse të Ligës së futbollit në Anë të Malit

Për rreth një muaj në objektin sportiv të Shkollës së futbollit ’’Ilirët’’ në Brajshë është duke u mbajtur liga e futbollit të vogël të Anës së Malit.

Në këtë turne morën pjesë ekipet e fshatrave të kësaj treve ku ekipet pjesmarrëse dhuruan ndeshje shumë të bukura. Nga organizatorët mësohet se interesimi i sportdashësve për këtë aktivitet ka qenë shumë i madh dhe për çdo natë të ndeshjeve ka pasur numër shumë të madh të shikuesve, shkruan Ulqini Online.

Ndeshjet gjysëmfinale, në mungesë të statistikave pasi hyrja është gratis, sipas pjesmarrësve u përcollën nga rret 700 shikues.

Por, siç mësohet, interesim i jashtëzakonshëm është për natën përmbyllëse të këtij aktiviteti kur edhe do të luhet finalja në mes ekipeve Shtodri dhe Kllezna.

Duhet shtuar se organizimi i këtij aktiviteti ka qenë i përsosur dhe për këtë organizatorët kanë mirënjohjen e të gjithë pjesmarrësve.

Organizatorët e aktivitetin kanë shpërndarë në faqen e vet edhe programin për natën finale.

Program i larmishem ne naten finale te turneut “Liga e Anes Malit” 2022.

Edhe pse klasiken e Anes Malit jemi mesuar ta shohim ne finale apo gjysmefinale, kesaj radhe Brajshen dhe Katerkollen do t’i shohim ne nje perballje te forte per vendin e trete ne ora 19:30.

Me pas ne ora 20:30 kemi finalen gjeneratave te reja ndermjet Krythes dhe Brajshes.

Ne ora 21:10 veteranet, mjeshtrat e futbollit anamalas dhe jo vetem, do te rikthehen te luajne nje ndeshje miqsore ndermjet tyre.

Ne oren 21:50 do i ndajme disa minuta per pak argetim ku do te zhvillohen gara ne penallti, zhonglim etj. Garuesit do te perzgjidhen nga publiku i pranishem.

Ne ora 22:00 Finalja e madhe ne mes Shtodrit dhe Klleznes.

By admini