Ilustrim

Mbledhja e dytë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit është mbajtur ditën e premte.

Partitë opozitare, para së gjithash DPS dhe UDSH, më herët kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë, sepse siç pretendojnë, parlamenti vendor nuk është legjitim, pra nuk është konstituuar në mënyrë ligjore, shkruan Ulqini Online.

Mbetet për tu parë se si do të veprojnë këto parti në mbledhjet e ardhshme.

Dje në rend dite ishin propozimet për vendime për emërimin e gjashtë komisioneve parlamentare, 10 këshillave dhe përbërjen e re të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

By admini