Rumia 2022

Fundjaves që lëmë, me 11 dhe 12 qershor 2022, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizoi manifestimin e radhës ”Dita e Rumisë 2022”. Edhe përkundër kushteve të rënda meteorologjike si pasojë e motit të nxehtë, në ngjitjen në malin simbol të këtyre trevave morën pjesë një numër i konsiderueshëm i bjeshkatarëve.

Manifestimi filloi pasdrekën e së shtunës ku bjeshkarët organizuan një kamping në fshatin Mikuliq të Tivarit duke kaluar natën kurse ditën e diele organizuan ngjitjen në Rumi, shkruan Ulqini Online.

Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre.

”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.

By admini